Putini premtoi hakmarrje për sulmin në Kazanj
- Presidenti rus Vlladimir Putin iu kërcënua Kievit me hakmarrje pas sulmit me dron dje në qytetin rus Kazanj në Vollgë.
Moskë, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin iu kërcënua Kievit me hakmarrje pas sulmit me dron dje në qytetin rus Kazanj në Vollgë.
"Kush tenton të shkatërrojë diçka këtu, do të ballafaqohet me shkatërrim të shumëfishtë në territorin e vet dhe do të pendohet për atë që ka tentuar në territorin tonë", tha shefi i Kremlinit gjatë video konferencës televizive.
Dje në mëngjes, gjashtë dronë ukranas kanë qëlluar ndërtesa banimi në Kazanj, ndërsa i shtati ka goditur një objekt industrial. Zyrtarisht nuk ka persona të lënduar nga sulmi, ndërsa mediumet njoftojnë se tre persona janë lënduar lehtë nga thyerjet e xhamave.
Kazanj gjendet në më shumë se 1.000 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Edhe pse Ukraina nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin, kjo vlerësohet se ishte përgjigje e sulmit raketor rus ndaj Kievit. bsh/
Foto: MIA arkiv