• недела, 22 декември 2024

Një kompani kineze kërkon sqarim urgjent nga Shqipëria për vendimin për mbylljen e Tik-Tokut

Një kompani kineze kërkon sqarim urgjent nga Shqipëria për vendimin për mbylljen e Tik-Tokut

Tiranë, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Internet kompania kineze "BajtDens, në pronësi të së cilës është Tok Toku, do të kërkojë sqarime urgjente nga qeveria shqiptare në lidhje me ndalimin e propozuar, njoftuan mediumet shqiptare.

Kompania kineze njoftoi se nuk kishte prova që viktima apo sulmuesi i 14-vjeçarit në shkollën "Fan Noli" në Tiranë të kishin pasur llogari në TikTok, megjithëse ngjarja që çoi në vrasjen e tij kishte lidhje me një përplasje në rrjetet sociale.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Tik Tok do të mbyllet për një vit, vendimi pritet të hyjë në fuqi nga janari.

Ky vendim i Ramës vjen pas vrasjes tragjike të një djali 14-vjeçar në Tiranë. Ngjarja, e cila ndodhi muajin e kaluar, raportohet të ketë pasur lidhje me një përplasje në rrjetet sociale, duke shkaktuar shqetësime në të gjithë vendin për ndikimin e platformave si Tik Tok te të rinjtë.

“Ne do ta mbyllim për një vit dhe do të fillojmë të hapim programe që do t’i shërbejnë edukimit të studentëve dhe do të ndihmojnë prindërit të ndjekin rrugëtimin e fëmijëve të tyre”, tha Rama.

Shqipëria është vendi i parë në rajon, që e ka bllokuar Tik Tokun. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан