Një helikopter i ndihmës së shpejtë u rrëzua në Turqi, me ç'rast jetën e kanë humbur katër persona
- Gjatë një fluturimi stërvitës, një helikopter turk i ndihmës së shpejtë u rrëzua në kulmin e spitalit në rajonin Menteshe në provincën Muglla, në pjesën jugperëndimore të vendit, dhe u rrëzua nga kulmi në parkun e qytetit, me ç'rast jetën e kanë humbur katër persona, publikuan sot mediumet turke.
Ankara, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Gjatë një fluturimi stërvitës, një helikopter turk i ndihmës së shpejtë u rrëzua në kulmin e spitalit në rajonin Menteshe në provincën Muglla, në pjesën jugperëndimore të vendit, dhe u rrëzua nga kulmi në parkun e qytetit, me ç'rast jetën e kanë humbur katër persona, publikuan sot mediumet turke.
Në vendin e fatkeqësisë kanë dalë ekipe të shumta zjarrfikëse, shëndetësore, policore dhe të shërbimit turk për raste emergjente (AFAD).
Guvernatori i provincës Muglla, Idris Akbik, ka dalë në vendin e fatkeqësisë dhe për mediumet turke ka konfirmuar se jetën e kanë humbur dy pilotë, një mjek dhe një anëtar i personelit të ndihmës së shpejtë.
Ai deklaroi se në tërë rajonin ka mjegull të dendur. bsh/
Foto: Piksabej