• четврток, 25 декември 2025

Putini do ta mbajë konferencën vjetore për shtyp, rusët ia përgatitën dy milionë pyetje

Putini do ta mbajë konferencën vjetore për shtyp, rusët ia përgatitën dy milionë pyetje

Moskë, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot duhet ta mbajë konferencën e tij vjetore tradicionale për shtyp në Moskë, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve vendas dhe të huaj për shumë tema gjatë disa orëve, raporton DPA.

Këtë vit spektakli mediatik sërish do të kombinohet me TV- emisionin "Linja e drejtpërdrejtë", në të cilën qytetarët rus mund të ankohen për problemet e tyre, ta pyesin shefin e Kremlinit për zgjidhje dhe pyetje tjera.

Televizioni shtetëror rus raportoi se dy milionë pyetje ishin marrë paraprakisht.

Sekretari për shtyp i Kremlinit, Dmitrij Peskov, thekson se presidenti Putin përgatitet për ngjarjen nga dita e mërkurë.

Sfidat e shumta të vendit, duke përfshirë edhe varfërinë dhe vështirësitë sociale dhe ankesat për mbrojtjen shëndetësore dhe infrastrukturën e dobët, janë tema që përsëriten në ngjarjen, që do të emitohet në mbarë Rusinë në televizion dhe përmes faqeve të internetit, përkujton DPA.

Lufta në Ukrainë, gjithashtu, do të jetë një nga temat kryesore të ngjarjes. Moska më 24 shkurt të vitit 2022 urdhëroi pushtimin e plotë të vendit fqinj.

Putini e ka përdorur vazhdimisht këtë ngjarje televizive për ta portretizuar veten si një udhëheqës të kujdesshëm dhe zgjidhës problemesh. Shfaqja e vitit të kaluar zgjati pak më pak se katër orë e gjysmë, raporton DPA. sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан