• четврток, 25 декември 2025

Putin: Kievi ende nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territoriale dhe paqe

Putin: Kievi ende nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territoriale dhe paqe

Moskë, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot deklaroi se Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territoriale dhe paqe. 

"Rusia deri tani nuk ka parë gatishmëri nga Kievi për ta shqyrtuar çështjen territoriale. Kievi refuzon që me paqe të përfundojë konflikti. Rusia është e gatshme dhe dëshiron që konflikti në Ukrainë të përfundojë në mënyrë paqësore", tha Putini në fillim të konferencës së tij vjetore për shtyp, ku pyetje bëjnë gazetarët dhe qytetarët.

Ai theksoi se në vitin 2022, kur gjithçka arriti një "pikë kthese", kur "regjimi i Kievit nisi luftë në Donbas", Rusia theksoi se do të detyrohet të njohë LNR dhe DNR, raportoi Sputnik.

"Gjithçka filloi me një grusht shteti në Ukrainë", tha Putini, duke iu përgjigjur pyetjes se si do të arrihen qëllimet – përmes luftës apo paqes.

Ai tha se autoritetet ukrainase atëherë refuzuan të tërhiqnin trupat e tyre dhe të zbatojnë marrëveshjet e Stambollit, ndërsa tani refuzojnë të zgjidhin konfliktin në mënyrë paqësore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov, sot deklaroi se gjatë dy javëve që nga hapja e linjës, janë mbledhur pothuajse tre milion pyetje për Putinin dhe se rreth 600 gazetarë e ndjekin drejtpërdrejt konferencën.

Që nga viti 2001, janë mbajtur 18 linja të veçanta direkte dhe 16 konferenca për shtyp, kjo është hera e 22-të që mbahet konferenca vjetore e Putinit. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан