Protestë para Parlamentit të Shqipërisë kundër projektligjit për barazinë gjinore
- Para fillimit të seancës plenare, në të cilën në rend të ditës është projektligj për barazinë gjinore, dhjetëra qytetarë protestuan para ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë, duke u kërkuar deputetëve të mos e mbështesin atë.
Tiranë, 6 nëntor 2025 (MIA) - Para fillimit të seancës plenare, në të cilën në rend të ditës është projektligj për barazinë gjinore, dhjetëra qytetarë protestuan para ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë, duke u kërkuar deputetëve të mos e mbështesin atë.
Protesta është në organizim të Koalicionit shqiptar për familjen dhe jetë, ndërsa pjesëmarrësit mbanin pankarta ku shkruhej, "Deputetë, mos votoni kundër fëmijëve", "Projektligj për barazinë gjinore, antifamiljar", "Mbajini duart larg fëmijëve".
"Lideri i Partisë Demokratike opozitare, Sali Berisha, i cili është deputet, para se të hyjë në Parlament për mediat e komentoi deklaratën e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili bëri thirrje për miratimin e këtij propozim-ligji.
"I them ambasadorit të BE-së, zotëri, absolutisht e respektojmë orientimin seksual të secilit, por jo përpjekjet tuaja për të imponuar standarde për përkatësi të shumëfishta gjinore, sepse ky ligj është kundër familjes. I bëj thirrje që t'u tregojë shqiptarëve se cila direktivë e BE-së flet për përkatësi të shumëfishta gjinore. Le të dalë, le ta sjellë në publik", deklaroi Berisha.
Kundër miratiit të një ligji të këtillë paraprakisht u prononcua edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga pesë bashkësitë fetare, bashkësia myslimane, Kisha Ortodokse Autoqefale, Kisha Katolike, Patriarkana Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore.
Një deklaratë e përbashkët nga Këshilli i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë thekson rëndësinë e familjes tradicionale, të bazuar në dy gjinitë biologjike: burr dhe grua.
Foto: Top çanell