Protesta paqësore dhe masive e nxënësve dhe studentëve në Athinë për shkak të aksidentit të trenit pranë Tempit
- Protestë paqësore dhe masive në qendër të Athinës, paradite mbajtën qindra nxënës dhe studentë, duke kërkuar drejtësi për aksidentin e trenit në afërsi të Tempit, ku humbën jetën 57 persona, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 7 shkurt 2025 (MIA) - Protestë paqësore dhe masive në qendër të Athinës, paradite mbajtën qindra nxënës dhe studentë, duke kërkuar drejtësi për aksidentin e trenit në afërsi të Tempit, ku humbën jetën 57 persona, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
"Kur një fëmijë thotë se nuk ka oksigjen, kjo e bën shtetin vrasës", ishte mesazhi kryesor i protestës, pasi së fundi u publikua një audio regjistrim i një telefonate në 112 për raste urgjente, në të cilin dëgjohen thirrjet për ndihmë menjëherë pas aksidentit, duke përfshirë një zë gruaje që thotë "Nuk kam oksigjen", e cila ishte arsyeja që ishte edhe slogani i aksidentit të demonstratave.
Drejtësi dhe përgjegjësi kërkuan nxënësit dhe studentët, të cilët pavarësisht motit të ftohtë përmbytën rrugët në qendër të Athinës dhe sipas vlerësimeve të policisë, në protestë morën pjesë mbi 5.500 persona.
Nxënësit dhe studentët përveç në Athinë, kanë mbajtur protesta edhe në qytete të tjera të Greqisë.
Foto: MIA