Propozim-ligj për TVSH në Komisionin për financim dhe buxhet
- Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar në lexim të dytë sot do të jetë para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për financim dhe buxhet.
Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar në lexim të dytë sot do të jetë para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për financim dhe buxhet.
Ndryshimi i propozuar ligjor është me qëllim që të fshihet lirimi nga tatimi i vlerës së shtuar për importin e dërgesave me vlerë të ulët, të dërguara nga jashtë për pranues në vend, vlera totale e të cilave për dërgesë nuk tejkalon shumën prej 22 eurove në kundërvlerë të denarit, ndërsa përcaktohet lirim nga pagesa e tatimit të vlerës së shtuar për mallrat e dërguara si dërgesa të vogla me vlerë jokomerciale, nga një person fizik tek një person fizik, vlera e të cilave nuk tejkalon 22 euro. Lirimi nuk vlen për alkoolin dhe pijet alkoolike, parfumet dhe ujin e tualetit dhe duhanin dhe produktet nga duhani.
Gjithashtu në rend të ditës së seancës së Komisionit është Projektligji për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të detyrimeve publike në depozit të përhershëm në Ndërmarrjen publike për menaxhim me objektet sportive në pronë të Republikës së Maqedonisë - Shkup, në lexim të dytë. bsh/
Foto: MIA arkiv