• четврток, 25 декември 2025

Pronari i TikTok-ut në Kinë ua dorëzoi shumicën e kontrollit të aplikacionit investitorëve amerikanë

Pronari i TikTok-ut në Kinë ua dorëzoi shumicën e kontrollit të aplikacionit investitorëve amerikanë

Pekin, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Kompania kineze dhe pronar i platformës TikTok, "BajtDens", publikoi se do t'ia dorëzoj kontrollin e operacioneve të saj një grupi investitorësh nga SHBA-ja në mënyrë që të shmangë ndalimin e përdorimit të saj në vend. 

TikTok në SHBA deri më tani disa herë është ndaluar pa sukses, ndërsa me përpjekjen e parë që u bë nga presidenti Donald Tramp, në fund të mandatit të tij të parë në vitin 2020, me arsyetimin se paraqiste një kërcënim për sigurinë kombëtare. 

Trampi ka shtyrë deri më 20 janar të vitit të ardhshëm zbatimin e ligjit që ndalon TikTok në SHBA, përveç nëse pronarët e tij kinezë e shesin platformën. 

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens, në shtator theksoi se vlera e aplikacionit vlerësohen në rreth 14 miliardë dollarë. 

Kontrolli ndaj pjesën amerikane të aplikacionit do të merret nga një grup investitorësh, mes të cilëve është dhe gjiganti i teknologjisë "Orakll" dhe kompanitë "Silver Lejk" dhe "MGH", dhe ata do të kenë 80,1 për qind të aksioneve të pronësisë, ndërsa "BajtDens" do të mbajë 19,9 për qind. 

Drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Çu, potencoi se kompania e përbashkët "do të punojë si një entitet i pavarur me autoritet për mbrojtjen e të dhënave në SHBA, sigurinë e algoritmeve, moderimin e përmbajtjes dhe sigurimin e softuerëve". 

Ai shtoi se pronarët amerikanë të TikTok do të "menaxhojnë ndërveprimin global të produkteve dhe aktivitete të caktuara tregtare, duke përfshirë tregtinë elektronike, reklamimin dhe marketingun", të ndarë nga pronësia e përbashkët. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан