• петок, 05 декември 2025

Promovimi i rrjetit "Fqinjët ndihmojnë të parët" dhe Njësia e Ndërhyrjes për Përgjigje gjatë Katastrofave të Kryqit të Kuq

Promovimi i rrjetit

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Në Shkup sot do të promovohet rrjeti i shoqatave kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe "Fqinjët ndihmojnë të parët" dhe "Njësia ndërhyrëse për përgjigje gjatë katastrofave të Kryqit të Kuq republikan".

Rrjeti rajonal "Fqinjët ndihmojnë të parët" ka për qëllim ta përforcojë partneritetin mes shoqatave kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Evropën Juglindore dhe më gjerë. Rrjeti synon drejt ballafaqimit më efektiv me katastrofa dhe kriza, shkëmbim të praktikave më të mira dhe përforcim të dukshmërisë në rajon në bashkësinë humanitare. Përveç kësaj, ajo fokusohet në zhvillimin e mënyrave të qëndrueshme për mobilizim të burimeve, si dhe projekte të përbashkëta dhe aplikime ndaj BE-së dhe burimeve tjera të financimit, me qëllim të sigurimit të aktiviteteve efektive dhe afatgjate humanitare, informon në njoftim organizatori i ngjarjes, Kryqi i Kuq republikan.

Sipas njoftimit, në ngjarje do të mbajnë fjalim sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të RMV-së, Sait Saiti, ministrat e Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe i Shëndetësisë Azir Aliu, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni, kryetari i Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri Pavle Arsovski dhe kryetari ekzekutiv i Kryqit të Kuq kroat Robert Markt. sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан