Promovim i Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe nënshkrim i marrëveshjeve për bashkëfinancim me projekte të reja
- Promovim, me të cilën do të shënohet fillimi i realizimit të dy projekteve të miratuara në kuadër të thirrjes së parë nga programi IPA 3 për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, do të mbahet sot në Qendrës trajnuese dhe operative në Shërbimin malor për shpëtim pranë Kryqit të Kuq Ohër. Në ngjarje do të nënshkruhen edhe marrëveshje për bashkëfinancim nacional mes bartësve të projekteve dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.
Ohër, 1 dhjetoir 2025 (MIA) - Promovim, me të cilën do të shënohet fillimi i realizimit të dy projekteve të miratuara në kuadër të thirrjes së parë nga programi IPA 3 për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, do të mbahet sot në Qendrës trajnuese dhe operative në Shërbimin malor për shpëtim pranë Kryqit të Kuq Ohër. Në ngjarje do të nënshkruhen edhe marrëveshje për bashkëfinancim nacional mes bartësve të projekteve dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.
Në kuadër të ngjarjes, siç informoi Ministria e Pushtetit Lokal, do të nënshkruhet edhe Marrëveshje për partnerie për "Ndihmës teknike të Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në kuadër të alokimit financiar për vitin 2023".
Në ngjarje do të drejtohen ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski, euroambasadori Mihalis Rokas, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë shtetërore për Programim Strategjik dhe Koordinim të Ndihmës në Republikën e Shqipërisë Eridana Çano, kryetari i Komunëls së Ohrit, Kirill Pecakov dhe kryetari i Komunës së Krushevës, Niko Coneski.
Këto projekte, siç i nformojnë nga Delegacioni i BE-së në vend, promovojnë zhvillim të qëndrueshëm rajonal, mbrojtje të mjedisit jesësor dhe siguri në komunitet, ndërsa e përforcojnë bashkëpuhimin në dhe mes bashkësive lokale përtej kufirit. Ata gjithashtu kanë për qëllim të ndërtojnë kapacitete rajonale për rritje të qëndrueshme të turizmit. Vlera e përgjithshme e këtyre projekteve është më shumë s e1,6 milionë euro. mb/
Foto: MIA