• петок, 05 декември 2025

Prokuroria turke kërkoi dënim prej mbi 2.000 vjetëve për ish kryetarin e Stambollit Ekrem Imamogllu

Prokuroria turke kërkoi dënim prej mbi 2.000 vjetëve për ish kryetarin e Stambollit Ekrem Imamogllu

Ankara, 11 nëntor 2025 (MIA) – Prokuroria kryesore në Stamboll përgatiti akuzë në rastin për krijimin dhe udhëheqjen e një grupi të organizuar kriminal nga ana e ish kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamogllu, me çka bëri të ditur se gjithsej 402 të akuzuar, prej të cilëve 105 janë në paraburgim, dhe kërkoi dënim për Imamogllun prej 828 deri 2.352 vite burg, njoftoi gazeta “Huriet”. 

Imamogllu ishte arrestuar më 19 mars nën akuzën për korrupsion, ndërsa disa ditë më vonë këshilli komunal në Stamboll përkohësisht e largoi nga funksioni. Në kuadër të hetimit për korrupsion në Komunën e Qytetit Stamboll u mbajtën edhe një numër i madh i nëpunësve komunalë. Arrestimet shkaktuan një valë protestash, të përshkruara si më të mëdhatë në Turqi që nga viti 2013. 

Në mes të tetorit, prokuroria turke përfundoi edhe një hetim për korrupsion, duke parashtruar aktakuzë prej gjithsej 576 faqeve kundër 200 personave, duke përfshirë edhe shtatë kryetarë komunash nga Partia Popullore Republikane në opozitë. fc/

Foto: Arkivi

Остани поврзан