• вторник, 19 ноември 2024

Projekti “Bli shtëpi për të rinj” do të realizohet pas Vitit të Ri, paralajmëroi zëvendëskryeministri Nikolloski

Projekti “Bli shtëpi për të rinj” do të realizohet pas Vitit të Ri, paralajmëroi zëvendëskryeministri Nikolloski

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Pas Vitit të ri do të dalim me kushtet dhe mënyrën se si çiftet e reja të martuara do të mund të marrin pjesë në kushte të favorshme në projektin “Bli shtëpi për të rinj”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. 

"Dua të paralajmëroj se nga viti i ardhshëm, do të fillojmë të zhvillojmë projektin "Bli shtëpi për të rinj", i cili duhet t'u mundësojë shumë çifteve të reja të martuara të kenë shtëpinë e tyre në kushte jashtëzakonsht të favorshme. Për këtë arsye jemi duke i përgatitur planet dhe pas Vitit të Ri do të dalim me propozime konkrete se në cilat komuna mund të realizohet kjo dhe në çfarë mënyre do të mund çiftet e reja të martuara të marrin mbështetje dhe ndihmë për shtëpinë e tyre", tha ministri Nikolloski në ngjarjen e organizuar nga Lidhja e odave ekonomike lidhur me zgjidhjet inovative për shtëpi intelegjente.

Theksoi se propozimet inovative nënkuptojnë përshpejtim të rritjes ekonomike. 

"Shtesë ka edhe një segment tjetër që ka të bëjë me arsimin e dyfishtë dhe mendoj se kjo është çelës për gjeneratat që do të vijnë dhe diçka që duhet të ofrojë një mundësi të re për ekonominë e Maqedonisë. Këtu i përfshijmë edhe zgjidhjet inovative për sa i perket mënyrës së ndërtimit dhe realizimit të objekteve. Ne si qeveri jemi në dispozicion për të mbështetur iniciativa të tilla", tha Nikollovski. ls/ 

Foto: Ministria e Transportit

 

 

Остани поврзан