Programi për Punë të Qeverisë për vitin 2025: Rritje e fuqishme ekonomike, përmirësim të infrastrukturës së transportit, vende pune më cilësore
- Nxitja e ciklit të fuqishëm të rritjes ekonomike, përmirësim të infrastrukturës së transportit, rritje të standardit jetësor, krijimin e vendeve të punës cilësore, modernizim të sistemit arsimor dhe përshpejtim të transformimit digjital janë vetëm disa nga prioritetet strategjike për periudhën 2024 - 2028. Në funksion të realizimit të tyre është edhe Programi për punë i Qeverisë për vitin 2025 që u miratua në seancën e fundit.

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Nxitja e ciklit të fuqishëm të rritjes ekonomike, përmirësim të infrastrukturës së transportit, rritje të standardit jetësor, krijimin e vendeve të punës cilësore, modernizim të sistemit arsimor dhe përshpejtim të transformimit digjital janë vetëm disa nga prioritetet strategjike për periudhën 2024 - 2028. Në funksion të realizimit të tyre është edhe Programi për punë i Qeverisë për vitin 2025 që u miratua në seancën e fundit.
Siç informoi sot zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva, duke e prezantuar Programin, ringjallja ekonomike e shtetit është prioritet kryesor.
Sipas Mitevës, është caktuar dinamika mujore për realizimin e Programit, i cili është konfirmim i transparencës dhe parashikueshmërisë së Qeverisë.
Programi ka dy pjesë, njëra ka të bëjë në akte dhe materialeve të vendosura nga Kuvendi, ndërsa tjetra ka të bëjë me Qeverinë.
"Programi është në funksion të realizimit të prioriteteve strategjike për periudhën 2024 - 2028, secila e krijuar për t'iu përgjigjur sfidave urgjente: rikthimin e besimit në institucione, luftë efikase kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit. Programi ka për qëllim të japë rezultate në kohë dhe të matshme", nënvizoi zëdhënësja e qeverisë në konfrerencë për shtyp.
Në pjesën e parë të Programit ka mbi 120 propozim-ligje, duke përfshirë Propozim-ligjin për menaxhim të rrjedhës së lëndëve në gjykata, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, ndërsa pjesa e dytë, siç theksoi Miteva, ka një shtrirje më të gjerë dhe ka të bëjë për të gjitha segmentet.
Rreth 100 aktivitete në Program lidhen me detyrimet e agjendës së reformës 2024-2027 dhe Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor.
"Vizioni ynë është i qartë - një shtet në të cilin funksionon sistemi, një ekonomi prosperuese dhe një qeveri që punon për qytetarët dhe në të cilën qytetarët i besojnë", theksoi Miteva.
Foto: Printskrin