• петок, 14 јуни 2024

Programi botëror për ushqim pranë KB-së dyfishon ndihmën pas hapjes së vendkalimit në veri të Gazës

Programi botëror për ushqim pranë KB-së dyfishon ndihmën pas hapjes së vendkalimit në veri të Gazës

Nju Jork, 17 maj 2024 (MIA) - Programi botëror për ushqim të Kombeve të Bashkuara sot njoftoi se hapja e rrugëve të reja tokësore i lejoi asaj të dyfishonte operacionet e ndihmës në Rripin verior të Gazës.

Abir Etefa, zëdhënëse e agjencisë, megjithatë, paralajmëron se ndërhyrja izraelite në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës është pengesë e madhe dhe shkakton frikë për një katastrofë humanitare.

Izraeli hapi vendkalim të dytë në veri dhe ndërmori hapa të mëtejshëm për të lejuar arritjen e ndihmave nën presionin e SHBA-së pas një sulmi izraelit në prill, në të cilin u vranë shtatë punëtorë në organizatën "Kuzhina Qendrore Botërore" (World Kitchen Central).

Etefa tha se gjendja në veri është përmirësuar dhe se tani punojnë katër furra buke për të siguruar, por çmimet ende janë të larta në tregun lokal. 

Ajo shtoi se është e nevojshme dorëzimi i vazhdueshëm i ushqimit çdo ditë, çdo javë përmes më shumë pikave hyrëse për të parandaluar urinë.

"I kemi parë pasojat e mbylljes së vazhdueshme të Gazës veriore. Pavarësisht përmirësimeve të fundit në qasjen për të shmangur urinë atje, ne jemi gjithashtu thellësisht të shqetësuar për fatin e qindra mijëra njerëzve në jug nëse vazhdon puna dhe mbyllja totale", deklaroi zëdhënësja e agjencisë së KB-së. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан