Profesori Sasho Georgievski dhe avokatët Jordan Apostollski dhe Natasha Boshkovska janë propozuar për gjykatës në GJEDNJ
- Komisioni për zgjedhje të kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën evropiane për të drejta të njeriut (GJEDNJ) në Strasburg propozoi tre kandidatë të cilët do të dërgohen për shqyrtim në panelin e ekspertëve të Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për avokatët Jordan Apostollski dhe Natasha Boshkovska dhe profesorin Sasho Georgievski.
Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni për zgjedhje të kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën evropiane për të drejta të njeriut (GJEDNJ) në Strasburg propozoi tre kandidatë të cilët do të dërgohen për shqyrtim në panelin e ekspertëve të Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për avokatët Jordan Apostollski dhe Natasha Boshkovska dhe profesorin Sasho Georgievski.
Siç informoi kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski në konferencën e sotme për shtyp, vendimin e sollën në bazë të kritereve për imazh të lartë moral, kualifikime për funksioninn gjyqësor dhe imazh të njohur juridik.
"Një numër i vogël i kandidatëve që e përmbushën kushtin e dytë, kualifikimet për kryerje të funksionit gjyqësor. profesori Georgievski është ekspert i njohur, përderisa dy avokatët e zgjedhur kanë përvoja mjaft të rëndësishme në të drejtat e njeriut",tha ai.
Siç informoi, është votuar në fshehtësi për të gjithë kandidatët, dy nga kandidatët e zgjedhur morën deri pesë vota, njëri katër.
Deri në fund të javës emrat do t'i dërgohen panelit të ekspertëve të Këshillit të Evropës, i cili do ta japë vlerësimin përfundimtar.
Siçp shtoi, pasi që ta njoftojnë Qeverinë, ajo duhet t'i propozojë Komitetit pranë Këshillit të Evropës.
Karahas të zgjedhurve, mes kandidatëve ishin Olja Ristova, Toni Menkinovski, natasha Gaber, Alekdandar Dashtevski, Ali Aliu, Ilir Iseni, Jelena Ristiq dhe Ana Dangova Hug.
Qeveria në korrik të këtij viti e anuloi propozim listën paraorake dhe formoi Komision të ri, në të cilin në vend të nëntë të kaluarve, numëron pesë anëtarë dhe atë kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski, së bashku me kryetarët e Gjykatës supreme, Afrim Fidani, Gjykatës themelore penale, Daniela Dimovska, Gjykatës themelore civile Besnik Avdija dhe drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë, Irina Trajkoska Strezoski. ab/
Foto: МIА arkivi