• петок, 11 октомври 2024

Profesori nga Belgjika ligjëroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës

Profesori nga Belgjika ligjëroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës

Tetovë, 10 tetor 2024 (MIA)-  Profesori i shkencave politike nga Universiteti i Brukselit - Belgjikë, njëherit ekspert i çështjeve Ballkanike, profesor Jean-Michel De Ëaele, sot u prit në takim nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga profesori i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Afet Mamuti dhe nga udhëheqësja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe - Deari Zeqiri. Rektori e falënderoi profesorin që ka zgjedhur Universitetin e Tetovës për të mbajtur një ligjëratë mjaft të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, siç është mundësia e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu ia prezantoi profesorit nga Belgjika historikun e Universitetit, njësitë akademike dhe programet e shumta studimore, me shpresën që në të ardhmen, universiteti ynë të ketë akoma më shumë bashkëpunime ndërkombëtare. Ndërkaq, profesor Jean-Michel De Waele u shpreh se është i gatshëm për çfarëdo bashkëpunimi, duke filluar nga programet Erasmus, punëtoritë e ndryshme, ligjëratat, konferencat dhe shkëmbimet e stafit akademik.

Pas takimit, profesor Jean-Michel De Ëaele, në Klinikën Juridike të Fakultetit Juridik të UT-së mbajti një ligjëratë me temë: “Integrimet në BE dhe sundimi i ligjit - përvoja nga bisedimet e mëparshme për zgjerim”. Në këtë kontekst, prof. De Ëaele theksoi se çdo raund i zgjerimit ka sjellë sfida të veçanta, por edhe mundësi për forcimin e themeleve demokratike dhe juridike në vendet që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Sipas tij, themelore është që të bëhet zbatimi i reformave ligjore dhe institucionale për të përmbushur kriteret për anëtarësim në BE. Përkushtimi ndaj sundimit të ligjit është thelbësor për sigurimin e qëndrueshmërisë politike dhe ekonomike në periudhën pas anëtarësimit.  Ai po ashtu nënvizoi se në të kaluarën, përvoja e vendeve që janë inkuadruar në BE si Polonia, Hungaria dhe Rumania ka treguar se, edhe pas anëtarësimit, respektimi i shtetit të së drejtës dhe parimeve demokratike duhet të jetë një proces i vazhdueshëm. Për të shmangur sfidat e ardhshme, BE-ja duhet të fokusohet jo vetëm në vlerësimin fillestar të përmbushjes së kushteve, por edhe në monitorimin e vazhdueshëm pas anëtarësimit, për të ruajtur integritetin e saj si një bashkësi e bazuar në vlera.

Ky aktivitet u përmbyll mes bashkëbisedimit të studentëve, profesorëve dhe profesorit Jean Michel De Ëaele për çështjet e integrimit në BE.

 

Тагови

Остани поврзан