• четврток, 25 декември 2025

Profesionet më të kërkuara në BE vitin e kaluar ishin në shitje, marketing dhe prodhim

Profesionet më të kërkuara në BE vitin e kaluar ishin në shitje, marketing dhe prodhim

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës në BE vitin e kaluar është regjistruar tek menaxherët e shitjes, marketing dhe zhvillim me 8,4%. Kjo do të thotë se ky profesion kishte kërkesën më të lartë të paplotësuar për punë, duke treguar vështirësi të mundshme gjatë rekrutimit të stafit.

Këto shifra janë përpiluar pjesërisht me shfrytëzimin e një burimi të ri të dhënash për shpallje onlajn për punë (OJA) dhe prandaj janë publikuar si statistikë eksperimentale e Eurostat.

Profesionet tjera me shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ishin punëtorët në prodhimtari dhe punëtorë tjerë ndihmës në zyra (7,3% secili), punëtorë tjerë në shitje (6,1%) dhe bashkëpunëtorë artistik, kulturor dhe të kuzhinës (6,0%).

Rreth 5,8% e vende të paplotësuara të punës ishin punëtorë në transport dhe depo, 5,7% menaxherë për shitje me pakicë dhe shitje me shumicë, 5,4% agjentë për biznes dhe shërbime, 5,2% operatorë të impianteve dhe makinerive dhe 5% profesionistë të inxhinierisë, me përjashtim të elektroteknologjisë.

Nga Eurostat, tregojnë se edhe pse profesionet në sektorin publik, siç janë punonjësit shëndetësor dhe mësimdhënësit, gjithashtu mund të përballen me vështirësi gjatë rekrutimit, ata kanë besueshmëri më të vogël të reklamohen onlajn, që do të thotë se radhiten më poshtë  ose nuk shfaqen në këto të dhëna. Nga ana tjetër, profesionet e TI-së mund të jenë shumë më të përfaqësuara në të dhënat për shpalljet onlajn për punë. sa/

Foto: MIA arkivi/Eurostat

Тагови

Остани поврзан