• четврток, 10 октомври 2024

Prezantim i fushatës për avancimin e barazisë gjinore

Prezantim i fushatës për avancimin e barazisë gjinore

 Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, sot në takim me gazetarë do të prezantojë fushatën e fokusuar në avancimin e barazisë gjinore, e cila do të fillojë të zbatohet nga ky muaj.

Në takim, siç paralajmëruan  nga Rrjeti Kombëtar, do të diskutohet për situatën me barazinë gjinore në vend. 

 "Edhe pse në nivel global dhe kombëtar ka një avancim të barazisë gjinore, ende ka sfida të cilat duhen të tejkalohen që të garantohet barazi e plotë dhe mbrojtjen e të drejtave të grave. Fushata do të trajtojë edhe përfitimet e barazisë gjinore për të gjithë shoqërinë dhe rëndësinë  në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Punonjësit e medias, veçanërisht gazetarët, janë një aleat kyç në këtë proces, të cilët duhet t'i përcjellin mesazhet tona publikut të gjerë" theksojnë  nga Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан