Presidentja Siljanovska-Davkova për vizitë zyrtare në Azerbajxhan
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, ku janë planifikuar takime me kreun shtetëror të Azerbajxhanit dhe pjesëmarrje në Forumin e 12-të Global në Baku.

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, ku janë planifikuar takime me kreun shtetëror të Azerbajxhanit dhe pjesëmarrje në Forumin e 12-të Global në Baku.
Në Baku, presidentja Siljanovska-Davkova sot do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga ana e presidentit Ilham Aliev, njoftoi raportuesi i MIA-s.
Është paraparë që të dy presidentët të realizojnë takim tet-a-tet, ndërsa dmë pas një takim plenar i dy delegacioneve. Në përbërje të delegacionit shtetëror të Maqedonisë janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Azerbajxhan, presidentja Siljanovska-Davkova do të realizojë takim edhe me kryetaren e Kuvendit Kombëtar, Sahiba Gafarova dhe kryeministrin Ali Asadov.
Është planifikuar dhe të mbajë ligjëratë për komunitetin akademik dhe studentët në Universitetin ADA në Baku.
Gjatë vizitës së saj në Azerbajxhan, presidentja do të marrë pjesë në Forumin e 12-të Global në Baku, të titulluar "Rishqyrtimi i rendit botëror: Shndërrimi i sfidave në mundësi", që në organizim të Qendrës Ndërkombëtare "Nizami Ganxhavi" do të mbahet nga e enjtja deri të shtunën në Baku.
Presidentja Siljanovska-Davkova do të mbajë fjalim në ceremoninë e hapjes së forumit, ndërsa do të mbajë fjalim me temën "Pakti për Ardhmërinë e Kombeve të Bashkuara: ndërtimi i një konsensusi të ri global".
Sipas paralajmërimeve, në forum është paraparë prezenca e rreth 400 pjesëmarrës - shefa aktualë dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.
Foto: Arkivi i MIA-s