Grigorjan për MIA-n: Strategjia kombëtare zhvillimore, Instrumenti i gjelbër financiar dhe ndërtimi i vendkalimit kufitar "Markova Noga" në mesin e prioriteteve të UNDP-së
- – Përfaqësuesi i përhershëm i Programit për Zhvillim i KB-së (UNDP) Armen Grigorjan në intervistë për MIA-n thekson se në mesin e prioriteteve të Organizatës në vend janë Strategjia zhvillimore kombëtare, Instrumenti i gjelbër financiar dhe ndërtimi i vendkalimit kufitar “Markova Noga” me Greqinë fqinje, që fillon nesër dhe është në kuadër të projektit “BE-ja për Prespën”.

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) – Përfaqësuesi i përhershëm i Programit për Zhvillim i KB-së (UNDP) Armen Grigorjan në intervistë për MIA-n thekson se në mesin e prioriteteve të Organizatës në vend janë Strategjia zhvillimore kombëtare, Instrumenti i gjelbër financiar dhe ndërtimi i vendkalimit kufitar “Markova Noga” me Greqinë fqinje, që fillon nesër dhe është në kuadër të projektit “BE-ja për Prespën”.
Grigorjan në intervistë nuk thekson nëse do të shkurtohen mjete për projekte të cilat realizohen te ne, duke i pasur parasysh ngjarjet gjeopolitike dhe shkurtimet e paralajmëruara të mjeteve për organizata të caktuara botërore, por tregon për projektet me prioritet që duhet dhe pritet të realizohen.
“Jetojmë në kohë të vështira. Do të doja të përmendja disa programe që janë prioritetet tona. Dhe ne dëshirojmë të vazhdojmë me ta. Programi Kombëtar i Zhvillimit është diçka që e nisëm disa vite më parë. E dyta është partneriteti i UNDP-së, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shumë partnerëve të tjerë të titulluar ‘Instrumenti i gjelbër financiar’(Green Finance Facility). Me paratë tona të UNDP-së, përmes Fondit të Zhvillimit të Qëndrueshëm, këto para (Instrumenti i Gjelbër Financiar) u katërfishuan nga BERZH. Dhe i fundit, nga tre projektet e para që, pavarësisht situatës financiare, do të donim të vazhdonim, është ‘BE-ja për Prespën’. Nesër do të shënojmë fillimin e ndërtimit të vendkalimit kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ‘Markova Noga’. Kjo nismë financohet nga BE-ja, UNDP-ja dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut”, tha Grigorjan në intervistë për MIA-n.
Situata financiare, thotë ai, do të ndikojë te të gjithë ne. “Mendoj se të gjithë duhet me kujdes ta shqyrtojmë dhe të përshtatemi në një periudhë”, thekson Grigorjan.
UNDP fillon me shënimin e 30-vjetotit të pranisë në Maqedoninë e Veriut. Përfaqësuesi i përhershëm i Organizatës së KB-së, Grigorjan në intervistë për MIA-n, e cila e plotë do të publikohet të shtunën, flet për fillimet dhe zhvillimin e organizatës, për projektet që janë realizuar dhe që zbatohen, për mjetet që janë shpenzuar për atë qëllim dhe nëse janë paralajmëruar shkurtime të parave për projekte të caktuara, por edhe për jetën në Shkup.
Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Shkup Grigorjan nesër bashkë me kryeministrin Hristian Mickoski dhe ambasadorin evropian Mihalis Rokas dhe anëtarë të Qeverisë do të marrë pjesë në fillimin zyrtar të punëve ndërtimore për ndërtesën e doganave me infrastrukturën shoqëruese (Zyra e kompanisë së sigurimeve, tualete publike, rezervuar për ujë, stacion të ri për trajtim të ujit te trafostacioni, tri rrugë, parking) te vendkalimi i ri kufitar Markova Noga – German.
Siç informojnë nga Misioni i BE-së në Shkup, punimet, në vlerë dy milionë euro, janë pjesë e programit financiar BE-ja për Prespën, i cili ka vlerë gjithsej 21,5 milionë euro. Prej tyre, 18 milionë euro, gjegjësisht 84 për qind janë siguruar nga Bashkimi Evropian, ndërsa pjesa tjetër janë nga buxheti kombëtar. “BE-ja për Prespën” zbatohet përmes dy marrëveshjeve për kontribut të nënshkruara me UNDP-në. Pajisja duhet ta ofrojë dhe instalojë drejtorinë kombëtare të doganave. Rikonstruimi i ndërtesës së policisë do të mbulohet me një pjesë të programit Inteppeg IPA Greqi – Maqedonia e Veriut i financuar nga BE-ja (gjithsej 7,73 milionë euro, përfshirë 1,2 milionë euro nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe 114,136 euro nga komuna Resnjë) për financimin e punëve ndërtimore nga të dyja anët.
Vendkalimi kufitar pritet të hapet në vitin 2028. fc/
Fotografia: MIA