VLEN garanton avancimin e arsimit shqip në Kumanovë
- Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një vendim të rëndësishëm që shënon një fitore të madhe për arsimin në gjuhën shqipe në Kumanovë. Me këtë vendim, tre objekte të rëndësishme i kalojnë në pronësi dhe shfrytëzim të përhershëm Shkollës së Mesme Shtetërore “Kiro Burnaz” në Kumanovë, që do të shfrytëzohen nga paralelet në gjuhën shqipe.

Shkup, 11 mars 2025
Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një vendim të rëndësishëm që shënon një fitore të madhe për arsimin në gjuhën shqipe në Kumanovë. Me këtë vendim, tre objekte të rëndësishme i kalojnë në pronësi dhe shfrytëzim të përhershëm Shkollës së Mesme Shtetërore “Kiro Burnaz” në Kumanovë, që do të shfrytëzohen nga paralelet në gjuhën shqipe.
Ky është një hap historik për përmirësimin e infrastrukturës shkollore për nxënësit shqiptarë në Kumanovë dhe një dëshmi e qartë se angazhimi dhe puna e palodhshme sjellin rezultate konkrete.
Meritat për këtë arritje të madhe i takojnë zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, i cili ka punuar me përkushtim për të siguruar të drejtat dhe mundësitë e barabarta për nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ky vendim është një dëshmi e qartë e përkushtimit të tij dhe të koalicionit VLEN për avancimin e arsimit shqip dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë tanë.
Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar që të punojë për politika të cilat sjellin përparim të prekshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Ky vendim është vetëm një hap në drejtimin e duhur dhe ne do të vazhdojmë të angazhohemi për të siguruar të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.
Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij vendimi dhe sigurojmë se do të vijojmë të punojmë me përkushtim për zhvillimin e arsimit dhe avancimin e çështjeve me interes për shoqërinë tonë.
Koalicioni VLEN
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Fotografia: Arkivi i MIA-s