Takimi Bexheti-Skrivanek: Zgjerimi i bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë
- Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, realizoi një vizitë zyrtare në Republikën Çeke, ku mori pjesë në Sesionin e Tretë të Komitetit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis dy vendeve. Gjatë këtij takimi, u diskutuan tema kyçe për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e shkëmbimit tregtar.

Shkup, 11 mars 2025
Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, realizoi një vizitë zyrtare në Republikën Çeke, ku mori pjesë në Sesionin e Tretë të Komitetit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis dy vendeve. Gjatë këtij takimi, u diskutuan tema kyçe për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e shkëmbimit tregtar.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të sektorëve strategjikë dhe krijimit të mundësive për rritje ekonomike të qëndrueshme. Në kuadër të vizitës, zëvendësministri Bexheti zhvilloi një takim me Zëvendësministrin e Bujqësisë të Republikës Çeke, Miroslav Skrivanek, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e praktikave inovative dhe të qëndrueshme në këtë fushë.
Gjatë vizitës në Çeki, Bexheti dhe Skrivanek vizituan edhe Fermën Familjare Hole, e njohur për suksesin e saj në agrobiznes. Ata patën mundësinë të njihen nga afër me proceset e prodhimit dhe menaxhimit të fermës, duke vlerësuar integrimin e inovacionit me traditën në prodhimin e produkteve cilësore.
Kjo vizitë synon të forcojë lidhjet mes dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë dhe ekonomisë.
Flakron Bexheti, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.