• среда, 12 март 2025

Paoluçi: Këshillat fiskale janë veçanërisht të rëndësishme për vendet të cilat dëshirojnë të anëtarësohen në BE

Paoluçi: Këshillat fiskale janë veçanërisht të rëndësishme për vendet të cilat dëshirojnë të anëtarësohen në BE

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) - Këshillat fiskale janë vegël thelbësore që u ndihmon vendeve të menaxhojnë buxhetet e tyre dhe janë veçanërisht të rëndësishme për vendet si Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilat janë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, theksoi sot në Shkup, drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Masimiliano Paoluçi.

"Vitet e mëparshme ishin vite krize, të cilët sollën deri në rritje, si të deficitit, ashtu edhe të borxhit, e pikërisht roli i Këshillit fiskal është të këshillojë autoritetet dhe të rekomandojë udhëzime se si të kthehen në objektivat qartë të përcaktuara fiskale. Pikërisht për këtë arsyje sot jemi këtu për të parë se si të zbatohen rregullat fiskale, cili është roli i Këshillit fiskal, çfarë kanë bërë vendet e tjera që ai të funksionojë mirë dhe të ketë një efekt të përsosur", deklaroi Paoluçi para fillimit të konferencës "Qeverisja fiskale në Bashkimin Evropian dhe roli i Këshillit fiskal", organizuar nga Këshilli fiskal i Maqedonisë së Veriut së bashku me Bankën Botërore.

Theksoi se rregullat fiskale dhe Këshilli fiskal janë esenciale, por, potencoi, është edhe më e rëndësishme që të ketë angazhim politik për të hapur rrugën drejt konsolidimit fiskal.

"Përshendesim punën serioze të cilën e bënë Ministria e Financave, duke zhvilluar strategji të cilat shkojnë në drejtimin e duhur", tha Paoluçi dhe shtoi se pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, nuk do të ishte e mundur të silleshin folës të rëndësishëm në konferencën e sotme.

Kristian Uajs, udhëheqës i njësisë kombëtare të kornizës fiskale dhe përfaqësues i BE-së për punë me këshillin tonë fiskal tha se ata kanë një përvojë pozitive me institucionet e pavarura fiskale dhe këshillat fiskalë dhe shtoi se ata e mbështesin punën e tyre përmes kornizës ligjore rregullatore.

"Këshilla të fuqishëm, kompenentë fiskalë i kanë përforcuar politikat fiskale në kuadër të BE-së dhe me atë edhe kredibilitetin e tyre. Këshillat fiskalë duhet të jenë proaktivë dhe të veprojnë me iniciativën e tyre. Është shumë e dobishme nëse ato janë përfshirë në vendimmarrje që në fillim nga ana e qeverive dhe parlamenteve. Pikërisht për këtë, kjo ngjarje është kaq e rëndësishme", tha Uajs para fillimit të konferencës. rq/

Foto: MIA

Остани поврзан