Presidentja Siljanovska Davkova i ndau bursat "Boris Trajkovski" për vitin akademik 2025/2026
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ndau bursat "Boris Trajkovski" për vitin akademik 2025/2026 për 20 studentët më të mirë të cilët arsimimin e tyre do ta vazhdojnë në Siti kolexh, Kampusin evropian të Universitetit "Jork", me seli në Selanik të Greqisë.
Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ndau bursat "Boris Trajkovski" për vitin akademik 2025/2026 për 20 studentët më të mirë të cilët arsimimin e tyre do ta vazhdojnë në Siti kolexh, Kampusin evropian të Universitetit "Jork", me seli në Selanik të Greqisë.
Çdo bursë individualisht është e barabartë me vlerën e shkollimit të Siti Kolexhit dhe arrin në 14,890 euro, ku 50 përqind ose 7,445 euro për student sigurohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe 50 përqind e mbetur sigurohet nga Siti Kolegji i Selanikut. Bursat janë rezultat i aktivitetit dhe bashkëpunimit të përbashkët të presidentit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fondacionit "Boris Trajkovski" dhe Siti Kolegjit, Kampusit Evropian të Universitetit të Jorkut.

Sipas saj, zgjidhja qëndron te reformat e brendshme, domethënë te ndryshimet që do të tërheqin më të zgjuarit dhe më premtuesit që të marrin në konsideratë kthimin në vend ose qëndrimin këtu.

Në ngjarje mori pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, e cila tha se me ndarjen e sivjetme të bursave "Boris Trajkovski", tradita e së cilës zgjat 22 vjet, e mbështesin arsimin e gjeneratës së re të studentëve pasdiplomik nga një institucion i njohur i arsimit të lartë, të cilët do të forcojnë potencialin e burimeve njerëzore të vendit dhe do të pritet që të kontribuojnë në zhvillimin e tij.

Drejtori i Kampusit Evropian të Universitetit, Jork, Siti Kolexh, Janis Ververidis tha se ai Universitet vazhdimisht renditet mes universiteteve më të mira në botë. Ai theksoi se bursistët janë zgjedhur në një procedurë shumë të ashpër për t'u bërë pjesë e programit unikat, të lartë akademik, i cili është modern, i avancuar dhe realizohet së bashku me Universitetin në Strasburg, i cili është institucioni më i lartë prestigjioz francez me 18 fitues të Çmimit Nobël në historinë e saj dhe çon deri në dy diploma MBI, një nga Universiteti Jork dhe një nga Universiteti në Strasburg. sa/

Foto: MIA