Prej sot do të lëshohet rruga e shpejtë Kumanovë (Stracin) - Kriva Pallankë
- Autostrada e shpejtë Rankovce-Kriva Pallankë në Korridorin 8, në gjatësi prej 25,5 kilometra, sot do të lëshohet në përdorim. Ndërtimi filloi në maj të vitit 2018.
Shkup, 4 janar 2025 (MIA) - Autostrada e shpejtë Rankovce-Kriva Pallankë në Korridorin 8, në gjatësi prej 25,5 kilometra, sot do të lëshohet në përdorim. Ndërtimi filloi në maj të vitit 2018.
Vlera e investimit të ndërtimit është 93,7 milionë euro, prej të cilave 80,20 milionë euro janë mjete nga Banka Botërore, ndërsa pjesa tjetër janë fonde granti në vlerë prej 13,50 milionë euro.
Në lëshimin zyrtar të rrugës është paralajmëruar prania e kryeministrit Hristijan Mickoski.
Rruga eksprese është ndërtuar në dy faza: Lot 1, pjesa Dllaboçicë – Stracin (Çatal) me gjatësi prej 15,55 kilometra për të cilën janë investuar 43,75 milionë euro, financuar nga Banka Botërore dhe fonde granti, dhe Lot 2, Kriva Pallankë. - Dllaboçicë, 10 kilometra e gjatë, për të cilën janë investuar 50.54 milionë euro nga Banka Botërore dhe fonde granti.
Kontraktor i punimeve Dllaboçicë-Çatal fillimisht ishte italiani “Tirrena Scavi”, por për shkak të ecurisë së dobët, kontrata u ndërpre dhe punimet vazhduan nga Strabag dhe seksioni i dytë u ndërtua nga “Granit”. Mbikëqyrja mbi dy seksionet u krye nga DIVI Maqedoni. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s