Prefekti i ri i Nju-Jorkut thotë se do ta përfundojë "kulturën e korrupsionit"
- Prefekti i sapozgjehdur i metropolit të Nju-Jorkut - Zohran Mamdani, deklaroi se do ta përfundojë "kulturën e korrupsionit" nga e cila kanë dobi miliarderët si dhe presidenti amerikan, Donald Tramp.
Nju-Jork, 5 nëntor 2025 (MIA) - Prefekti i sapozgjehdur i metropolit të Nju-Jorkut - Zohran Mamdani, deklaroi se do ta përfundojë "kulturën e korrupsionit" nga e cila kanë dobi miliarderët si dhe presidenti amerikan, Donald Tramp.
Kandidati 34-vjeçar i krahut progresiv të Partisë demokratike e fitoi garën kundër ish-guvernatorit Endru Kuomo dhe përfaqësuesit të Partisë republikane të Trampit - Kertis Sliva.
"Do ta përfundoj 'kulturën e korrupsionit' që u mundësoi miliarderëve si Trampi të evitojnë tatime dhe të shfrytëzojnë lehtëlsime tatimore", u tha mamdani mbështetësve të vet.
"Nju-Jork, sot votuat për mandatin për ndryshime, mandatin për lloj të ri të politikës, mandat që mund t'ia lejojmë vetes, mandat për menaxhim, saktësisht atë që duam", iu drejtua prefekti i ri njerrëzve të tubuar.
"Treguat se kur politika ju fëet pa kompromis, mund të fillojmë epokë të re të lidershipit. Do të luftojmë për ju, sepse 'ne' jeni Ju", shtoi mamdani. "Falë të gjithë atyre që sakrifikojnë shumë, e thithim ajrin që po rilindë", konkludoi ai. ab/
foto: ЕPА