Politiko: Uitkov dhe Dmitriev këtë fundjavë në Majami do të bisedojnë për përfundimin e luftës në Ukrainë
- Përfaqësues amerikanë dhe rusë pritet këtë fundjavë të takohen në Majami, si pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan Donald Tramp që ta përfundojë luftën pothuajse katërvjeçare mes Kievit dhe Moskës, publikoi Politiko, duke iu referuar dy personave të njohur me situatën.
Uashington, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Përfaqësues amerikanë dhe rusë pritet këtë fundjavë të takohen në Majami, si pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan Donald Tramp që ta përfundojë luftën pothuajse katërvjeçare mes Kievit dhe Moskës, publikoi Politiko, duke iu referuar dy personave të njohur me situatën.
Meqenëse përpjekjet e presidentit Tramp që ta përfundojë konflitin dështojnë, SHBA-ja e ka përforucar presionin ndaj Ukrainës që të bëjë lëshime që do të sjellin deri në përfundim të luftës.
Viktkov dhe Kushner kanë mbajtur bisedime maratonike në Berlin paraprakisht këtë javë me përfaqësues ukrainas dhe evropianë që të arrijnë marrëveshje për garancitë e sigurisë të SHBA-së për Kievin, lëshimet territoriale dhe çështje tjera, ndërsa uashingtoni vazhdon të kryejë presion ndaj Kievit në përpjekjet për përfundim të luftës.
Plani ende nuk është përfundimtar, por nëse mbahet takimi këtë fundjavë, administrata amerikane do t'i preantojë rezulatet nga raundi i fundit i bisedimeve para përfaqësuesve rus, të cilët nuk kanë bërë shumë ndryshime në kërkesa e tyre.
Pritet që delegacioni rus ta përfshijë edhe shefin e fondit sovran rus për pasuri, Kiril Dmitriev, ndërsa pala amerikane do të prezantohet nga i dërguari special i administratës së Trampit, Stiv Uitkov dhe dhëndri i Trampit, Xhered Kushner, deklaroi në mënyrë anonime njëri nga personat i njohur me planet.
SHBA-ja ka ofruar premtime për mbrojtje të ndërsjellë të ngjashme me premtin e tyre ndaj anëtareve të NATOO-s, ndërsa Ukrainas ka heq dorë nga kërkesa që menjëherë të kyçet në Aleancë. mb/
Foto: EPA