Policia italiane sekuestroi 1,4 ton drogë dhe arrestoi 384 persona
- Në një operacion të madh kundër trafikut të paligjshëm me drogë, policia italiane zbuloi dhe konfiskoi 1,4 ton lëndë narkotike dhe arrestoi 384 persona.
Romë, 20 dhjetor 2025 (MIA) - Në një operacion të madh kundër trafikut të paligjshëm me drogë, policia italiane zbuloi dhe konfiskoi 1,4 ton lëndë narkotike dhe arrestoi 384 persona.
Në operacionin, 655 persona janë vënë nën hetim, 39 prej të cilëve të mitur, ndërsa u konfiskuan 35 kilogramë kokainë dhe më shumë se 40 armë zjarri.
Policia kreu gjithashtu kontrolle në 312 dyqane për kanabis, me ç'rast përkohësisht janë mbyllur pesë dyqane në tre qytete pas kryerjes së 312 kontrolleve. U konfiskuan 296 kilogramë produkte kanabisi.
Italia miratoi në qershor një dekret sigurie me të cilin ndalohet i ashtuquajturi kanabis "ligjor" dhe tregtia me "kanabisit të lehtë" ose kërpit shpallet për tregti të paligjshme, i cili, ndryshe nga marihuana, nuk ka efekte psikoaktive. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s