• петок, 05 декември 2025

Poeti Sevdail Demiri dhe shkrimtari Resul Shabani fitues të çmimit shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2025

Poeti Sevdail Demiri dhe shkrimtari Resul Shabani fitues të çmimit shtetëror

Shkup, 22 nëntor 2025 (MIA) - Hulumtuesi, publicisti dhe poeti, prof.dr. Sevdail Demiri dhe shkrimtari Resul Shabani janë fituesit e sivjemë të çmimit shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2025.

Fituesve, çmimi u është ndarë sot në Sallën kristale të Kuvendit.

null

Sevdail Demiri ka shprehur falënderim të thellë që është fitues i sivjemë të këtij çmimi jashtëzakonisht të lartë shtetëror, i cili vjen si kurorë e pothuaj tre dekadave punë të pandërprerë në sferën publike.

"Edhe më i madh është nderi im, pasi kjo mirënjohje është simbol i fuqishëm i identitetit shqiptar", tha Demiri. 

null

Resul Shabani, shprehu falënderim deri te kryetari i Kuvendit, ministrat dhe deputetët e pranishëm, miqtë dhe dashamirësit e arsimit dhe kulturës dhe anëtarët e Këshillit për ndarjen e Çmimit 22 Nëntori, duke thënë se mendjet ndriçuese më 22 Nëntor në qytetin e konsujve, në Manastir, ngritën themelin e identitetit tonë gjuhësor, të alfabetit shqip.

Ky vlerësim u jepet figurave nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në vend. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан