Poeti Sevdail Demiri dhe shkrimtari Resul Shabani fitues të çmimit shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2025
- Hulumtuesi, publicisti dhe poeti, prof.dr. Sevdail Demiri dhe shkrimtari Resul Shabani janë fituesit e sivjemë të çmimit shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2025.
Shkup, 22 nëntor 2025 (MIA) - Hulumtuesi, publicisti dhe poeti, prof.dr. Sevdail Demiri dhe shkrimtari Resul Shabani janë fituesit e sivjemë të çmimit shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2025.
Fituesve, çmimi u është ndarë sot në Sallën kristale të Kuvendit.
_BqDesMoyT/placeholder.webp?use_watermark=1)
Sevdail Demiri ka shprehur falënderim të thellë që është fitues i sivjemë të këtij çmimi jashtëzakonisht të lartë shtetëror, i cili vjen si kurorë e pothuaj tre dekadave punë të pandërprerë në sferën publike.
"Edhe më i madh është nderi im, pasi kjo mirënjohje është simbol i fuqishëm i identitetit shqiptar", tha Demiri.
_iks8ondYO/placeholder.webp?use_watermark=1)
Resul Shabani, shprehu falënderim deri te kryetari i Kuvendit, ministrat dhe deputetët e pranishëm, miqtë dhe dashamirësit e arsimit dhe kulturës dhe anëtarët e Këshillit për ndarjen e Çmimit 22 Nëntori, duke thënë se mendjet ndriçuese më 22 Nëntor në qytetin e konsujve, në Manastir, ngritën themelin e identitetit tonë gjuhësor, të alfabetit shqip.
Ky vlerësim u jepet figurave nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në vend. bsh/
Foto: MIA