• петок, 05 декември 2025

Pistorius: Gjermania do të sigurojë 150 milionë euro për armët amerikane për Ukrainën

Pistorius: Gjermania do të sigurojë 150 milionë euro për armët amerikane për Ukrainën

Berlin, 14 nëntor 2025 (MIA) - Gjermania do të sigurojë të paktën 150 milionë euro (174.9 milionë dollarë) për një paketë të re armësh amerikane që do të dorëzohet në Kiev, si pjesë e iniciativës së NATO-s për të ndihmuar Ukrainën, e quajtur Lista e kërkesave prioritare për Ukrainën (PURL), deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius pas një takimi me homologët e tij nga Britania, Franca, Italia dhe Polonia.

"Rusia po sulmon masivisht infrastrukturën civile të energjisë së Ukrainës, ndërsa vendi përgatitet për dimrin e katërt në luftë, u tha Pistorius gazetarëve në Berlin.

"(Presidenti rus Vladimir) Putin po përpiqet qartë ta bëjë dimrin sa më të padurueshëm për Ukrainën, të dekurajojë dhe thyejë rezistencën e ukrainasve", shtoi ai.

Pistorius theksoi se sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot për Ukrainën mund të ishin dorëzuar më shpejt nëse nuk do të ishte paraliza buxhetore në SHBA.

Gjermania tashmë po financon një paketë të tillë ndihme me vlerë 500 milionë euro në kuadër të mekanizmit PURL.

Përmes kësaj iniciative, vendet që duan ta bëjnë këtë mund të blejnë armë mbrojtëse nga SHBA-ja bazuar në atë që u nevojitet më shumë forcave ukrainase, dhe më pas t'ua dorëzojnë. mb/

Foto: EPA 

Остани поврзан