• петок, 20 февруари 2026

Petro më 3 shkurt do të takohet me Trampin

Petro më 3 shkurt do të takohet me Trampin

 Bogotë, 15 janar 2026 (MIA) - Presidenti kolumbian Gustavo Petro deklaroi se më 3 shkurt do të takohet me homologun amerikan Donald Tramp.

 "Do t'i shohim rezultatet e atij takimi, është thelbësor. Dua që kolumbianët në të gjitha pjesët e vendit të mos vuajnë dhe të jenë në gjendje të jetojnë në paqe", theksoi Petro.

 Trampi, pas një telefonate me Petron javën e kaluar, e paralajmëroi vizitën e presidenti kolumbian në Uashington.

Paraprakisht,  Trampi e kishte kërcënuar Kolumbinë me ndërhyrje ushtarake për shkak se nuk po merr masa  të mjaftueshme për parandalimin e tregtisë së paligjshme të drogës. Ai e përshkroi Petron si "një njeri të sëmurë që dëshiron të prodhojë kokainë dhe ta shesë atë në ShBA, dhe nuk do ta bëjë këtë për shumë gjatë".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан