• четврток, 25 декември 2025

Pesë fëmijë në Indi infektohen me HIV pas transfuzionit të gjakut

Pesë fëmijë në Indi infektohen me HIV pas transfuzionit të gjakut

Nju Delhi, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Pesë fëmijë me talasemi në shtetin indian Madija Pradesh janë infektuar me virusin HIV  pas marrjes së transfuzionit të gjakut, njoftuan autoritetet lokale, raportoi sot Bi-Bi-Si.

Pacientët me talasemi, një çrregullim gjenetik i trashëguar i gjakut, kanë nevojë për transfuzione të rregullta për të shmangur aneminë e rëndë.

Rastet më të reja të infeksionit me HIV shkaktuan brengë në lidhje me mënyrën që jepen transfuzionet, ndërsa autoritetet formuan komision për hetimin e incidentit.

Rastet vijojnë pas infeksioneve të ngjashme në shtetin lindor Xharkand në tetor, ku pesë fëmijë nën tetë vjeç u infektuan me virusin pasi morën transfuzione në gjak në spitalin shtetëror, përkujton Bi-Bi-Si.

Autoritetet në shtetin Guxharat filluan hetim në vitin 2011 pasi 23 fëmijë me talasemi ishin pozitiv me virusin pasi morën transfuzion në spital.

Prindërit e pacientëve me talasemi dhe familjet e tyre javën e kaluar i bënë thirrje parlamentit indian të miratojë një Ligj kombëtar për transfuzion, për të cilin thonë se do t'i ashpërsojë dispozitat për mbledhje, testim dhe transfuzion të gjakut. sa/

Foto: EPA arkivi

Остани поврзан