Peskov: Nuk do të themi se çfarë saktësisht "solli" Dmitriev nga SHBA-ja
- Kremlini nuk do të komentojë për informacionet që Kiril Dmitriev, Përfaqësuesi Special i Presidentit rus për Investime dhe Bashkëpunim Ekonomik me Vendet e Huaja dhe kryetar i Fondit rus për investime direkte solli nga SHBA-ja në lidhje me zgjidhjen ukrainase, deklaroi sot zëdhënësi Dmitry Peskov.
Moskë, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Kremlini nuk do të komentojë për informacionet që Kiril Dmitriev, Përfaqësuesi Special i Presidentit rus për Investime dhe Bashkëpunim Ekonomik me Vendet e Huaja dhe kryetar i Fondit rus për investime direkte solli nga SHBA-ja në lidhje me zgjidhjen ukrainase, deklaroi sot zëdhënësi Dmitry Peskov.
"Ne ende besojmë se është jashtëzakonisht e papërshtatshme të kryhet ndonjë komunikim përmes mediave. Prandaj, nuk do të themi se çfarë saktësisht "solli" Dmitriev dhe, sidomos, nuk do të komentojmë asgjë përmes mediave", tha Peskov, transmetohet nga mediat ruse.
Më 21 dhjetor, Dmitriev i vazhdoi negociatat për marrëveshjen ukrainase me të dërguarin special presidencial të SHBA-së, Stiv Uitkof, dhe dhëndrin e presidentit amerikan, Xhared Kushner, kujtojnë mediat ruse, duke shtuar se ndërsa ishte rrugës për në Majami, Dmitriev shkroi në rrjetin social X se luftëdashësit po bëjnë gjithçka që munden për të minuar planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën.
"Dmitriev tashmë ka pasur mundësinë ta informojë presidentin për rezultatet e udhëtimit të tij, në çdo detaj. Tani, bazuar në informacionet e marra nga kreu i shtetit, ne mund të formulojmë qëndrimin tonë të ardhshëm dhe të vazhdojmë kontaktet në të ardhmen shumë të afërt përmes kanaleve ekzistuese që funksionojnë aktualisht", tha Peskov.
Sipas tij, "mbetet për t'u parë se deri në çfarë mase puna e SHBA-së me ukrainasit dhe evropianët është në përputhje me frymën e bisedimeve në Enkorixh. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s