Peskov: Nuk është planifikuar bisedë telefonike midis Putinit dhe Trampit, do ta organizojmë nëse është e nevojshme
- Agjenda e presidentit rus Vladimir Putin për javët e fundit të vitit 2025 aktualisht nuk përfshin një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Tramp, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
Moskë, 21 dhjetor 2025 (MIA) – Agjenda e presidentit rus Vladimir Putin për javët e fundit të vitit 2025 aktualisht nuk përfshin një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Tramp, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
Ai shtoi se Kremlini do të njoftojë shtesë nëse Putini do t’i urojë Trampit Krishtlindjen.
“Aktualisht nuk është planifikuar, por nëse është e nevojshme, ajo bisedë mund të organizohet shpejt”, tha Peskov.
Sipas tij, Putin do të zhvillojë sot takime dypalëshe me Presidentin e Kirgistanit, Sadir Zhaparov, dhe Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko.
Peskov konfirmoi gjithashtu se presidentët e Azerbajxhanit dhe Armenisë, Ilham Aliev dhe Nikol Pashinjan, do të marrin pjesë në samitin joformal të Komunitetit të shteteve të pavarura. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s