• петок, 05 декември 2025

Pesëdhjetë nga 303 nxënës të rrëmbyer, arritën të ikin në Nigeri, 253 ende po mbahen

Pesëdhjetë nga 303 nxënës të rrëmbyer, arritën të ikin në Nigeri, 253 ende po mbahen

Abuxha, 23 nëntor 2025 (MIA) - Pesëdhjetë nga 303 nxënëse të rrëmbyer nga shkolla katolike në shtetin verior nigerian, Niger kanë ikur dhe tani janë me familjet e tyre.

Nxënësit, të moshës mes 10 dhe 18 vjeç, arritën të ikin një nga një të premten dhe dje, sipas Bulus Dauva Johana, kryetar i Asociacionit krishter nigerian dhe pronar i shkollës. Rrëmbyesit ende mbajnë 253 fëmijë dhe 12 mësues.

"Ne ishim në gjendje ta konfirmojmë këtë kur vendosëm të kontaktojmë dhe të vizitojmë disa prindër", tha Johana.

Nxënësit u rrëmbyen të premten së bashku me mësuesit e tyre nga persona të armatosur, të cilët sulmuan shkollën në fshatin Papiri në shtetin Niger. Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimet, ndërsa autoritetet kumtuan se ekipet taktike janë sistemuar së bashku me gjuetarët vendas për të shpëtuar fëmijët.

Nuk ishte menjëherë e qartë se ku po mbahen fëmijët ose si arritën të kthehen në shtëpi. bsh/

Foto: EPA arkiv

Остани поврзан