• среда, 25 март 2026
Pasta kremoze me spinaq

Pastat nuk mjaftojnë kurrë! Të thjeshta, të njohura dhe me shumë mundësish kombinimi, ky ushqim i njohur gjendet shpesh në tryeza në çdo kohë të vitit.

Përbërësit:

500 gram pasta sipas zgjidhjes suaj

300 gram spinaq i freskët

2 lugë gjalpë

2 lugë miell

500 ml qumësht

1 katror supë pule

40 gram parmixhano i grirë

kripë dhe piper i zi i bluar

pluhur hudhre

ajkë neutrale nëse dëshironi

vaj ulliri

Përgatitja:

Zijeni pastat. Pastroni, lani dhe priteni spinaqin. Skuqni spinaqin në vaj ulliri të nxehtë në një tigan derisa të zbutet. Shtoni kripë, piper dhe pluhur hudhre. Në enë të veçantë, skuqni miellin në gjalpin e nxehtë, shtoni qumështin duke e përzier me një rrahëse teli, shtoni katroren e supës, ulni nxehtësinë dhe zijeni për disa minuta derisa salca të trashet. Shtoni parmixhano, ajkë, pak pluhur hudhre dhe kontrolloni shijen, shtoni kripë nëse është e nevojshme. Përzieni pastat e ziera dhe të kulluara me spinaqin, hidhni salcën beshamel sipër, përzieni dhe shërbejeni menjëherë.

 

Foto: Freepik

Тагови

Остани поврзан