Hithrat janë bimë natyrale, të pa spërkatura, të pasura me hekur dhe shumë minerale e vitamina të tjera dhe duhet të përfshihet në ushimin tonë sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo supë e shëndetshme dhe e thjeshtë është mënyra se si mund ta konsumoni...
Përbërësit:
500 gram maja të reja hithrash
2 thelpinj hudhër
1 spec djegës
pak vaj
2 lugë gjelle miell
1 katror supë (perimesh)
2 litra ujë
2 vezë
piper i bluar dhe perime të thata
për servirje ajkë
Përgatitja:
Skuqni hudhrën e grirë imët në vaj dhe shtoni piperin e grirë imët dhe miellin. Shtoni hithrat e grirë dhe skuqeni derisa të zbutet, shtoni ujë dhe shtoni një katror supë dhe erëza dhe zijeni gjysmë të mbuluar për rreth 20 minuta. Rrihni vezët me pirun dhe përziejini, shërbejini me ajkë
Foto: Freepik