Kënaqësi e posapçme për dashamirësit e delikatesave të peshkut. Shumë e shijshme..
Përbërësit:
1 kg peshk (sipas dëshirës)
1 kokë brokoli
2 thelpinj hudhër
1/2 kg patate
1/2 kg karrota
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë uthull molle
2 dl vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
majdanoz i grirë
Përgatitja:
Vendosni letër pjekjeje në fund të tepsis dhe vendosni peshkun, kriposni dhe piqeni në 200 gradë. Lani perimet (brokolin, karrotat, patatet) dhe piqini veçmas, vetëm derisa të jenë gjysmë të pjekura. Kur peshku të jetë gjysmë i pjekur, rregulloni perimet rreth tij dhe shtoni vaj. Përzieni hudhrën dhe majdanozin me vajin dhe shtoni limonin dhe uthullën, lyejeni si peshkun ashtu edhe perimet me të. Kthejeni në furrë për t'u skuqur.
Foto: Freepik