Partia e Najxhel Farazhit bojkoton Bi-Bi-Si-në pas skandalit me videon e Trampit
- Partia politike britanike "Reform Ju Kej" (Reform UK) e Najxhel Faraxhit është tërhequr nga pjesëmarrja në një dokumentar të Bi-Bi-Si-së për partinë, për shkak të një mosmarrëveshjes rreth redaktimit të fjalimit të Donald Tramp nga shërbimi publik britanik.
Londër, 12 nëntor 2025 (MIA) - Partia politike britanike "Reform Ju Kej" (Reform UK) e Najxhel Faraxhit është tërhequr nga pjesëmarrja në një dokumentar të Bi-Bi-Si-së për partinë, për shkak të një mosmarrëveshjes rreth redaktimit të fjalimit të Donald Tramp nga shërbimi publik britanik.
Filmi, i cili do të quhej "Ngritja e Reform" (The Rise of Reform) dhe do të drejtohej nga Laura Kuensberg, prodhohej nga kompania e pavarur e prodhimit "Filmat i Tetorit" (October Films).
E njëjta kompani ishte e përfshirë në dokumentarin "Panorama" që çoi në dorëheqjen e dy prej drejtuesve më të lartë të Bi-Bi-Si-së: drejtorit të përgjithshëm Tim Dejvi dhe drejtoreshës së lajmeve Debora Tarnes.
Presidenti amerikan atëherë ka dklaruar se Bi-Bi-Si "e ka mashtruar publikun" dhe ka një "detyrim" të ndërmarrë veprime ligjore për "redaktimin mashtrues" të fjalimit, i cili, për shkak të redaktimit, e përshkruante Trampin si nxit dhunë para sulmit në Kapitolin amerikan më 6 janar të vitit 2021.
Edhe pse "Filmat e Tetorit" nuk ishte përgjegjës për rregullim, të cilin e bënë të punësuar në Bi-Bi-Si, në një email të brendshëm, anëtarëve e "Reform Ju-Kej" janë thirrë që "me mirësjellje të refuzonjnë për të marë pjesë" në filmin për partinë, i cili do të transmetohej në janar, duke përmendur "dezinformimin" në filmin e Trampit.
Në shkresë thuhet: "Duam të jemi të qartë se "Filmat e Tetorit" gjithmonë kanë vepruar profesionalisht dhe nuk ka asnjë sugjerim nga ne se ata do të shtrembëronin me qëllim të keq imazhin e "Reform JU-Kej". Megjithatë, pas dokumentarit "Panorama", besimi është humbur dhe Bi-Bi-Si dhe kompania e prodhimit do të duhet të punojnë shumë për ta rifituar atë besim".
Trampi përsëriti kërcënimin e tij për një padi prej një miliard dollarë gjatë një interviste për "Foks njuz". "Mendoj se kam një detyrim ta bëj, nuk mund t'i lejoi njerëzit ta bëjnë atë. Supozoj se duhet ta bëj. Ata gënjyen publikun dhe e pranuan këtë. Kjo është për një nga aleatët tanë të mëdhenj, gjoja aleatin tonë të madh", tha Trampi.
"Është një ngjarje mjaft e trishtueshme. Ata në fakt e ndryshuan fjalimin tim më 6 janar, i cili ishte një fjalim i mrekullueshëm, një fjalim shumë qetësues, dhe e bënë të tingëllonte radikal. Më treguan rezultatet se si e masakruan atë. Ishte shumë e pandershme, dhe personi kryesor dha dorëheqjen, dhe shumë njerëz të tjerë dhanë dorëheqje", shtoi Trampi.
Në shkresën ligjore të dërguar në emër të presidentit amerikan kërkohet menjëherë të tërhiqen "deklaratat e rreme, shpifëse, denigruese dhe nxitëse".
Në letër theksohet se nëse Bi-Bi-Si nuk veproi rreth kërkesës, Trampi "nuk do të ketë alternativë tjetër veçse të zbatojë të drejtat e tij ligjore, të cilat janë të rezervuara shprehimisht dhe nuk hiqen dorë, duke përfshirë ngritjen e një padie për dëmshpërblim prej të paktën 1.000.000.000 dollarë".
Dauning Strit ka theksuar se Kir Starmer nuk ka biseduar me Trampin rreth kërcënimit të tij për veprim ligjor.
Komentet e Tramp vijnë përpara procesit të rishikimit të statutit të Bi-Bi-Si-së. Sekretarja e Kulturës, Liza Nendi, deklaroi se Bi-Bi-Si duhet të "ripërtërijë misionin e saj për epokën moderne" dhe i paralajmëroi deputetët që kritikojnë servisin publik të "mendojnë çfarë është kontributi".
Ajo tha se revizioni do të sigurojë që Bi-Bi-Si të jetë "tërësisht e pavarur" dhe "vërtet e përgjegjshme" para publikut të cilit i shërben.
Foto: Arkivi