Parlamenti ukrainas shkarkon dy ministra për shkak të skandalit të korrupsionit që tonditi Ukrainën
- Parlamenti i Ukrainës sot votoi për shkakrimin e Ministrive të Energjetikës dhe të Drejtësisë pas një hetimi gjithëpërfshirës për korrupsionin në sektorin e energjisë që ka shkaktuar krizën më të madhe politike në vendin e shkatërruar nga lufta
Kiev, 19 nëntor 2025 (MIA) - Parlamenti i Ukrainës sot votoi për shkakrimin e ministrave të Energjetikës dhe të Drejtësisë pas një hetimi gjithëpërfshirës për korrupsionin në sektorin e energjisë që ka shkaktuar krizën më të madhe politike në vendin e shkatërruar nga lufta
Hetimi për korrupsion në një skemë të dyshuar prej 100 milionë dollarë për kontrollimin e marrëveshjeve në agjencinë shtetërore bërthamore ka shkaktuar zemërim publik kundër udhëheqjes ukrainase, e cila po përpiqet të zmbrapsë forcat ruse.
Ministri i Drejtësisë, German Galushçenko, i cili ishte ministër i Energjetikës nga viti 2021 deri në vitin 2025, dhe ministrja aktuale e Energjetikës, Svetllana Grinçuk dhanë dorëheqjen më parë nën presionin e presidentit Volodimir Zelenski.
Të dy ministrat mohojnë se kanë bërë diçka të keqe.
Forcat e opozitës kanë kërkuar masa më të ashpra pasi lajmi për hetimin tronditi klasën politike në Kiev, duke përfshirë një reformë të plotë të qeverisë dhe shkarkimin e shefit të kabinetit me ndikim të Zelenskit, Andriy Jermak.
Autoritetet kundër korrupsionit kumtuan se hetimi i tyre, i dyshuari kryesor është ish partneri i biznesit të Zelenskit, duke përfshirë edhe agjenci të tjera shtetërore.
Byroja kombëtare kundër korrupsionit në Ukrainë (NABU) publikoi se ka nisur një hetim kundër drejtorit të sigurisë së kompanisë së shpërndarjes së gazit "Naftogaz të Ukrainës", publikuan mediat ukrainase.
Si përgjigje të kërkesave të medias, ju informojmë se detektivët e NABU-së, nën drejtimin procedural të Zyrës së prokurorit të specializuar kundër korrupsionit (SAP), kryen kontrolle në zyrën e drejtorit të Sigurisë të kompanisë ukrainase të gazit "Naftogaz". Askush nuk u arrestua dhe askujt nuk iu dorëzua njoftim për dyshim, theksohet në kumtesë.
NABU sqaroi se veprimet e tij nuk kishin lidhje me aktivitetet e "Naftogaz". Byroja nuk pranoi të zbulonte detaje të mëtejshme për rastin, duke cituar sekretin hetimor.
Ndërkohë, grupacioni "Naftogaz" kumtoi se nuk po kryheshin kontrolle në zyrat e grupit, duke mohuar informacionin e shpërndarë në media. rq/
Foto: arkivi i MIA-s