• четврток, 25 декември 2025

Parlamenti francez e miratoi Ligjin për buxhet të jashtëzakonshëm

Parlamenti francez e miratoi Ligjin për buxhet të jashtëzakonshëm

Paris, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Deputetët francez mbrëmë e miratuan Ligjin për buxhet të jashtëzakonshëm pasi Parlamenti nuk arriti të pajtohet për buxhetin e plotë për vitin e ardhshëm, me të cilën u parandalua mbyllja e qeverisë, lajmëroi DPA.

Marrëveshja e përkohshme i lejon vendit të mbingarkuar me borxhe të vazhdojë me punë në vitin 2026, duke i mundësuar të mbledhë tatime, të marrë hua dhe të financojë funksionet shtetërore bazë.

Megjithatë, transmeton DPA, ministri i ekonomisë Roland Leskir mbrëmë në radion BFMTV theksoi se kjo do të jetë vetëm "shërbim minimal" i shtetit, sepse ligji i posaçëm i miratuar në parlament nuk lejon investime të reja.

"Sa më gjatë zgjat gjendja e tillë, aq më shumë do të na kushtojë", theksoi ministri Leskir.

Qeveria e presidentit Emanuel Makron insiston që sa më shpejtë të miratohet buxheti i plotë, shton agjencia gjermane. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан