• петок, 05 декември 2025

Parlamenti Evropian e mbështet qëllimin e uljes së emetimeve të dëmshme për 90 për qind deri në vitin 2040 

Parlamenti Evropian e mbështet qëllimin e uljes së emetimeve të dëmshme për 90 për qind deri në vitin 2040 

 Bruksel, 11 nëntor 2025 (MIA) - Komiteti për mjedis jetësor, klimë dhe siguri të ushqimit në Parlamentin Evropian mbrëmë me 55 vota "për", 32 "kundër" dhe asnjë të "përmbajtur" miratoi Propozim-tekstin për qëndrimin e PE-së në bisedimet ndërinstitucionale për ndryshimet e Ligjit për klimën, që i propozoi Komisioni Evropian. 

Në dokumentin e miratuar Komiteti e mbështet qëllimin e propozuar nga ana e Komisionit Evropian për uljen e emetimeve të gazrave serrë deri në vitin 2040 për 90 për qind në krahasim me nivelin e vitit 1990, si pjesë e përpjekjeve për arritjen e neutralitetit klimatik të BE-së deri në vitin 2025. 

Eurodeputetët në dokument këtë qëllim e vendosin si "të detyrueshëm", gjë që është në kundërshtim me qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së, i harmonizuar të mërkurën e kaluar në orët e hershme të mëngjesit, ku gjithashtu mbështetet qëllimi për uljen e emetimeve të gazrave të dëmshëm për 90 për qind deri në vitin 2040, por vendeve u lejohet të devijojnë nga ky objektiv deri në pesë për qind, gjë që do të kompensohej me atë që quhet rregullimi kufitar karboni.  

Mekanizmi i rregullimit kufitar të karbonit (CBAM) mundëson pagesën e një lloji takse për emetimet e larta të dioksidit të karbonit. 

Eurodeputetët propozojnë që gjithashtu Komisioni çdo dy vjet të bëjë vlerësimin e përparimit në arritjen e qëllimeve nga vendet anëtare, të identifikojë sfidat me të cilat ato përballen, si dhe të vlerësojë trendet e lëvizjes së çmimeve të energjisë dhe pasojat e tyre për bizneset dhe amvisëritë.

Bazuar në këto vlerësime, Komisionit i lihet mundësia të propozojë ndryshime në Ligjin për klimën, përfshirë qëllimet klimatike për vitin 2040, ose të ndërmarrë masa shtesë për mbrojtjen e konkurrueshmërisë, mbështetjen e prosperitetit ose forcimin e unitetit social të BE-së.

Tani mbetet pas Propozim-tekstit për qëndrimin e PE-së në negociata të shprehen eurodeputetët në seancën plenare më 13 nëntor. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан