• петок, 11 октомври 2024

Paratë nga kredia hungareze dedikuar kompanive do të shkojnë përmes Bankës zhvillimore, pritet të jenët ë kapshme deri në Vitin e Ri

Paratë nga kredia hungareze dedikuar kompanive do të shkojnë përmes Bankës zhvillimore, pritet të jenët ë kapshme deri në Vitin e Ri

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Paratë nga kredia hungareze dedikuar për sektorin e biznesit do të shkojnë përmes Bankës zhvillimore e cila duhet të negociojë me bankat komerciale nën të cilat kushte do t'u jepen kompanive. Paratë pritet të jenë të kapshme deri në fund të vitit. 

"Gjatë javës së ardhshme presim të bëhet bartja e mjeteve. Këtu do të duhet të bëhet edhe sishpërndarja në suaza të Buxhetit. Ne do t'i trabsferojmë tek Banka zhvillimore në parim të huasë dhe ajo më tej do t'i plasojë, Obligimi im ishte ta nënshkruaj kredinë, t'i siguroj mjetet, t'i transferoj në Bankën zhvillimore me marrëveshje të kotnraktuar mes Ministrisë dhe Bankës zhvillimore, ndërsa më tej Banka zhvillimore dhe njerëzit e përfshirë në tërë procedurën, duhet t'i ndërmarrin obligime dhe ta vazhdojnë komunikimin e mëtutjeshëm me bankat komerciale", deklaroi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçovska në konferencën për shtyp në Qeveri.

Pritet që paratë e kredisë, që më 8 tetor u nënshkrua në Budapest, të jenë të kapshme për kompanitë para Vitit të Ri. Minsitrja thotë se pritjet janë tëa tilla, por se gjithçka do të varet nga angazhimi i tërë institucioneve të involvuara në proces.

"Në pajtim me bisedimet që i pata me kryeministrin, pres që për këtë vit kjo do të jetë, por nuk e di si do të zhvillohen punët më tej. Mund të garantoj për diçka që është në kuadër të Minsitrisë së Financave, nëse edhe të tjerët do të angazhohen ashtu, nuk mund të garantoj dhe si rezultat i asaj nuk mund t'ju them nëse do të ishin. pritjet janë se do të jenë para Vitit të Ri", tha Dimitrieska-Koçovska.

Ministrja nuk zbuloi hollësi për Propozim-buxhetin për vitin 025, por thotë se para për EMV-në në buxhetin e ri nuk janë planifikuar. EMV paratë do të duhet t'i sigurojë përmes bankave komerciale, ndërsa ministrja e Financave thotë se bankat e mbështesin secilin që ka vizion dhe plan.

Lidhur me kthimin e TVSH-së ndaj kompanive, Dimitrieska-Koçovska nuk dakordohet me tezën se po vonon. Thotë se ka apsur shumë keqpërdorime gjatë periudhës së kaluar dhe disa kompani janë mbajtur nëse ka lëndë të hapura për to tek institucionet kompetente. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан