Parashikimi motit
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të herëpashershme shiu. Në malet më të larta, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugperëndimor.
Shkup, 23 nëntor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të herëpashershme shiu. Në malet më të larta, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalka do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë në 13 gradë.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu. Në disa vende, reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 40 l/m² në 24 orë), lokalisht në formën e stuhive me erë të fortë dhe bubullima.
Duke filluar nga nesër, për shkak të depërtimit të një mase ajri më të ftohtë në malet më të larta, reshjet do të shndërrohen në reshje bore. Në fillim të javës së ardhshme, temperaturat e mëngjesit do të ulen ndjeshëm. Reshje të reja lokale priten nga e marta. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s