• петок, 05 декември 2025

Paralajmërim nga Kievi: Zelenski së shpejti në SHBA për të finalizuar marrëveshjen paqësore me Trampin

Paralajmërim nga Kievi: Zelenski së shpejti në SHBA për të finalizuar marrëveshjen paqësore me Trampin

Kiev, 25 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mund të vizitojë SHBA-në në ditët në vijim për të finalizuar marrëveshjen me presidentin Donald Tramp për t'i dhënë fund luftës së Ukrainës me Rusinë, deklaroi sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov. 

"Me padurim presim të organizojmë një vizitë të presidentit të Ukrainës në SHBA në datën më të afërt të përshtatshme në nëntor, për të përfunduar hapat e fundit dhe për të arritur marrëveshje me presidentin Tramp", shkroi Rustem Umerov në Fejsbuk. ls/

Foto: Arkiv 

 

Остани поврзан