Paradite reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite të borës
- - Moti sot në mëngjes do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në zonat më të ulëta dhe borë në zonat më të larta dhe në male. Për shkak të zbritjes së një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, pasdite dhe gjatë natës reshjet kudo do të jenë vetëm borë. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore, me lartësinë e shtresës së borës në male që do të rritet me 20 centimetra, ndërsa në vende të tjera me 5 deri në 10 centimetra. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin nga -3 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë nga 3 deri në 8 gradë Celsius.
Shkup, 10 janar 2026 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në zonat më të ulëta dhe borë në zonat më të larta dhe në male. Për shkak të zbritjes së një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, pasdite dhe gjatë natës reshjet kudo do të jenë vetëm borë. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore, me lartësinë e shtresës së borës në male që do të rritet me 20 centimetra, ndërsa në vende të tjera me 5 deri në 10 centimetra. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin nga -3 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë nga 3 deri në 8 gradë Celsius.
Në Shkup paradite moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, të cilat paradite dhe gjatë natës do të jenë vetëm të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 4 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër do të ketë reshje lokale të borës dhe do të fryjë erë e fuqishme veriore, e cila do të vazhdojë edhe të hënën. Nga fillimi i javës së ardhshme në disa vende temperaturat e mëngjesit do të bien edhe nën -10 gradë Celsius, ndërsa ato të ditës do të mbeten nën zero. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s