Papa Leo i Katërmbëdhjetë bëri thirrje për armëpushim njëditor gjatë Krishtlindjeve në gjithë botën
- Papa Leoni i Katërmbëdhjetë mbrëmë bëri thirrje për një armëpushim njëditor për Krishtlindje në gjithë botën, pa përmendur ndonjë konflikt të veçantë, por duke shprehur keqardhje që "Rusia duket se ka refuzuar kërkesën për armëpushim".
Romë, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Papa Leoni i Katërmbëdhjetë mbrëmë bëri thirrje për një armëpushim njëditor për Krishtlindje në gjithë botën, pa përmendur ndonjë konflikt të veçantë, por duke shprehur keqardhje që "Rusia duket se ka refuzuar kërkesën për armëpushim".
"E përsëris këtë lutje ndaj të gjithë njerëzve me vullnet të mirë që të shënojnë të paktën një ditë paqe në këtë festë të lindjes së Shpëtimtarit", tha Papa ndërsa po largohej nga rezidenca e tij në Kastel Gandolfo, në afërsi të Romës, para se të kthehet në Vatikan.
"Ndosha do të na dëgjojnë dhe do të ketë 24 orë paqe në gjithë botën", shtoi Papa amerikan.
Leoni i Katërmbëdhjetë sonte do të kremtojë Meshën e tij të parë të Krishtlindjes që nga zgjedhja si Papë, ndërsa nesër në mesditë do të japë bekimin tradicional "Urbi et Orbi", ku pontifi tradicionalisht bën një pasqyrë të konflikteve në botë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s