• петок, 05 декември 2025

Papa Leo i Katërmbëdhjetë për vizitë në Turqi dhe Liban

Papa Leo i Katërmbëdhjetë për vizitë në Turqi dhe Liban

Vatikan, 26 nëntor 2025 (MIA) – Papa Leo i Katërmbëdhjetë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit do t’i vizitojë Turqinë dhe Libanin. 

Kreu i Kishës Katolike Romake do të vizitojë Turqinë nesër, ku do të shënohet 1700 vjetori i këshillit të parë ekumenik në Nikea dhe do të ketë një lutje të përbashkët në Patriarkun Ekumenik Bartolomeu në Iznik, si dhe është planifikuar nënshkrimi i një deklarate të përbashkët.

Vizita në Turqi ka edhe rëndësi diplomatike në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet kishës katolike dhe ortodokse. 

Papa Leo në Liban do t’i ofrojë mbështetje bashkësisë lokale të krishterë dhe të gjithë libanezëve të goditur nga shpërthimi në portin Bejrut në vitin 2020. Gjatë vizitës, është planifikuar lutje në vendin shpërthimit dhe takime me njerëz të rinj. 

Papa Leo, siç është paralajmëruar, në Turqi fjalimin do ta mbajë në gjuhën angleze, ndërsa në Liban në gjuhën angleze dhe franceze. 

Ai nuk do ta vizitojë Libanin jugor, ku vepron Hezbollahu, për shkaqe të sigurisë. 

Udhëtimi do të zgjasë nga 27 nëntori deri më 2 dhjetor, ndërsa do të përfshijë edhe takime diplomatike me liderët lokalë dhe rajonalë.

Pritet që papa të mbajë konferencë për media në aeroplan pas kthimit në Romë më 2 dhjetor. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан